Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, e ka kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për dakordimin e arritur në Ohër për aneksin e zbatimit të propozimit evropian.
Ai tha se nga pala serbe në dialog ka nisur zbatimi i pikave të këtij plani, duke e përmendur pajtimin e kryenegociatorëve për marrëveshjen për të pagjeturit në Kosovë.
Ndër tjera, shtoi se nga kjo Serbia do t’i japë Kosovës qindra miliona euro për kompensimin e dëve të shkaktuara gjatë luftës ndaj viktimave.
“Tashmë është bërë dëm i madh, sepse me këtë Serbia ka hapur rrugën ligjore për pagesën e dëmshpërblimeve për shqiptarët e Kosovës në shuma astronomike. Nëse gjykatat serbe nuk u japin kompensim, është krijuar baza ligjore, sipas deklaratës së pranuar në emër të Serbisë nga drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviq, që ata të kërkojnë dëmshpërblim para gjykatave ndërkombëtare. “Po flasim për qindra milionë, ndoshta edhe miliarda euro dhe kjo është vetëm pasoja e parë”, tha Jeremiq.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...