Jasharaj: Më 20 maj protestës para Qeverisë, nëse Kurtit i dhimbsen nxënësit të bëjë zgjidhje

08:54 | 12 Maj 2022

Për një orë, të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës kanë hyrë në grevë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Krerët e SBASHK-ut, vizituan shkollën fillore “Asim Vokshi”, ku panë nga afër grevën e mësimdhënësit.

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jashari, tha se kjo grevë është paralajmëruese për Qeverinë Kurti.

“Nëse Qeveria Kurti ashtu siç paraqitet që shqetësohen se po humb mësimi nga greva, e kanë mundësinë që të ofrojnë zgjidhje, të thonë të vazhdojnë me 100 euro dhe ja ligji e hajde të punojmë së bashku. Një ligj që na e punon dikush tjetër, ne nuk e pranojmë”.

“Që nga çerdhet e deri te administratat e universitetit nuk duan të jenë më të ulëta, ne kemi kryer shkollë e kemi treguar edhe në vitet 90’ta se kush jemi ne”, tha Jashari.

“Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje. Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë, por jemi duke u përgatitur edhe për 20 maj për protestën në Prishtinë. Pastaj çfarëdo që ndodh do të vendosni ju”, tha Jasharaj para mësimdhënësve të shkollës”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara