Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Ferronikelit” ka marrë vendim që të martën (12.11.2019) të mbahet grevë në vendin e punës, për shkak se menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ka përfillur kërkesën për ngritje të pagave nga 100 euro për të gjithë të punësuarit. Iftach Ben Shlomo: Greva është e paligjshme, në kundërshtim me Nenin 7 të Ligjit për Greva, nuk përjashtohen largime nga puna.
Drenas. Sikurse edhe para më shumë se një viti, kur të gjithë punëtorët e “Ferronikelit” kishin ndalur punën për shkak se menaxhmenti nuk ua kishte paguar pagat, një ndërprerje e prodhimit në “Ferronikel” mund të ndodhë edhe tani, pasi që për të martën, më 12.11.2019, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Ferronikelit” ka paralajmëruar grevë të punëtorëve.
Shkak për grevë, sipas SP-së së Punëtorëve të “Ferronikelit”, është mospërfillja e kërkesës se SP-së për ngritje të pagave nga 100 euro për secilin punëtor. Greva e paralajmëruar do të mbahet më 12.11.2019 në platenë para punëtorisë qendrore me ndërprerjen e punës, shkruan gazeta “Zëri”.
Menaxhmenti i “Ferronikelit” ia ka dërguar një letër SP-së së Punëtorëve të Ferronikelit, me të cilën e ka vlerësuar të paligjshme grevën, si dhe i ka njoftuar për pasojat që punëtorët mund t’i kenë. Sipas letrës njoftuese, nuk përjashtohen as largimet nga puna, duke pasur parasysh dëmet që mund t’i shkaktohen kompanisë nga mbajtja e “një greve të paligjshme”.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...