Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se pesë kompani nga Franca, Egjipti e Zvicra nuk janë rastësisht në Kosovë.
Këto komente, Kurti i bëri gjatë ankandit elektronik për projektin e parë solar prej 100 MW.
“Rezultatet e kësaj pune tashme po i gëzojmë me përforcimin e statusit tonë për investimin në energji për të bërit biznes. Çdo megavat i ri i instaluar paraqet një zhvillim në mërqinjën sociale”, tha Kurti para të pranishmëve.
Ai tha se po i shtojmë 100 mw dhe kompania që del fituese sot do të investoj rreth 70 milionë euro.
“Kjo energji do të jetë e pastër dhe do të mbroj shëndetin e gjithsecilit. Për herë të parë në rajonin tonë po e realizojmë këtë projekt ku çmimet do të jepen në kohë reale. Duke promovuar praktikat më të mira kemi hapur rrugën tonë për burimet e ripërtritshme. Ndonëse sot njëra kompani del fituesi i bëjë ftesë që kompanive të qëndrojnë me ne dhe të bashkëpunojnë”, tha tutje Kurti./Arbresh.info/
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak