Matjet e fundit të opinionit publik rezultojnë në shifra alarmante të gatishmërisë së kosovarëve për të dalë jashtë vendit. Sipas hulumtimit të realizuar nga PIPOS, 54.8 përqind e qytetarëve do të emigronin nëse do të kishin mundësi.
Nga 1050 qytetarët e anketuar, vetëm 28.2 përqind kanë thënë se nuk do të emigronin edhe nëse do të kishin mundësi, 11.4 përqind nuk janë të sigurt, ndërkaq 5.6 përqind kanë refuzuar të përgjigjen.
Më të interesuarit për të dalë jashtë vendit janë grupmosha 18 deri në 25 vjeçare, nga të cilët 73 përqind janë deklaruar të gatshëm të emigrojnë, ndërkaq vetëm 16 përqind nuk do ta linin vendin edhe po të kishin mundësi.
Gatishmërinë për të ia mësyrë perëndimit e kanë shprehur 62 përqind e të anketuarve të grupmoshës 26 deri 35 vjeçare, ndërkaq nga ata të grupmoshës 36 deri në 45 vjeçare 61 përqind, raporton Klan Kosova.
Gjysma e të anketuarve të grupmoshës 46 deri në 55 vjeçare janë të gatshëm të dalin jashtë vendit.
Përqindja e të anketuarve që janë përgjigjur se do të emigronin nëse do të kishin mundësi bie në 38% tek grupmosha 56 deri në 65 vjeçare dhe 30 përqind tek grupmosha mbi 65 vjeçare.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan