Kreu i diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla në vizitën e saj të parë në Maqedoninë e Veriut ka rrëfyer lidhjen e posaçme që ka me Shkupin.
Gërvalla ka theksuar se është e lindur në Shkup dhe se një pjesë të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në Shkup.
“Për mua nuk është një vizitë e thjeshtë bilaterale, për shkak se në pasaportën time si vendlindje shkruan gjithmonë Shkup, jam e lindur në Shkup, fëmijërinë e kam kaluar, pushimet e verës i kam kaluar te gjyshi dhe gjyshja në Shkup. Jam e lidhur me këtë qytet, jam e lidhur me këtë vend”, tha mes tjerash Gërvalla./alsat.m/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...