Dogana e Kosovës ka mbledhur këtë vit për rreth 30 për qind më shumë të hyra se sa gjatë vitit të kaluar. Sot është tejkaluar shuma prej 700 milionë eurove të hyra.
Dogana e Kosovë ka bërë të ditur se sot ka tejkaluar 700 milionë euro te hyra.
Kjo sipas Doganës paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.
Nga Dogana e Kosovës kanë thënë se ka pasur rritje të të hyrave për rreth 30 për qind nga viti i kaluar.
“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milion euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milion””, thuhet nga Dogana./arbresh.info/

Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme