Në mesin e shumë reagimeve për lejimin e shamisë në shkolla, ka reaguar edhe analisti Ridvan Berisha.
Berisha përmes një shkrimi në facebook, kërkojë nga mediat që të mos bien në kurthin e Kryeministrit duke e mediatizuar çështjen e shamisë.
Sipas tij Kosova ka brenga të tjera që i dijmë dhe i përjetojmë të gjithë ne.
Ai shton se e gjithë kjo është duke u përdorur si siguresë, kamuflazh, dhe ky është një leksion i keq i shtetit laik.
Postimi i plotë:
Kolegë gazetarë, drejtues mediesh, ju lutem mos shkelni në kurthet e kryeministrit Kurti duke e mediatizuar çështjen e shamisë! Kosova ka me bollëk brengash të tjera, i dijmë dhe i përjetojmë të gjithë ne. Më së paku çështja e bartjes së shamisë për fëmijët nëpër shkolla ka ta bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Grupe mirë të organizuara dhe edhe politikanë të ndryshëm gradualisht po e ndërtojnë shtratin e viktimizimit. Bilanci i tyre është ekspozimi i zhvillimit të doktrinës së islamit politik, bartjen e shamisë po e përdorin vetëm si siguresë, kamuflazh ashiqare. Leksion i keq për shtetin laik./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...