Bajqinovci: Vertikalisht e horizontalisht, do t’i dërrmojmë në zgjedhjet e ardhshme

15:46 | 10 Dhjetor 2020
V. S.

Situata politike në vend ka marrë një kahje ndryshe gjatë ditëve të fundit. Diskutimet më të mëdha po bëhen se a do të ketë zgjedhje apo jo.

E gjithë kjo për shkak të pozitës së Presidentit të Kosovës, që nuk dihet se nga kush do të udhëhiqet nga fundi i muajit prill.

Ndërsa deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.

“Vertikalisht por edhe horizontalisht do ti dërrmojmë në zgjedhjet e ardhshme”, shkroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale