Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur sot Konventën e V-të Zgjedhore të Degës në Mitrovicë.
E, Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtri, në këtë konventë tha se çdo here do jem në mesin e juaj dhe do ecim përpara se bashku.
“Çdo here jam munduar të punoj për ju dhe çdo here do jem në mesin e juaj dhe do ecim përpara se bashku. Sepse vetme një njeri që është ne shërbim të qytetarëve e merr vendim me qyqarët do të jetë kryetar sa herë të ketë nevojë. Nuk e kam pasur lehtë të vij këtu e as te jem i pari i këtij vendi i cilit me të vërtet ka pasur shume lëvizje ne drejtim te keq te kësaj komune siç e dini ndarja e Mitrovicës, e ende qytetarët e Mitrovicës janë me lot në sy edhe ende nuk e kane gëzuar pavarësinë e shtetit të Kosovës”, tha ai.
Tutje Bahtiri përmendi edhe bashkimin e Mitrovicës ku edhe tha se ju garantoj që bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë.
“Ju garantoj që bashkimi i Mitrovicës do te ndodhë. Ne e dimë shumë mirë se si e kemi gjetur Mitrovicën me tenka me barrikada me te gjitha te këqija qe kane ndodh me një korrupsion te pa pare me një spital pa mjek. Unë e respektoj çdo qytetarë por kur nuk do të lejojmë që dikush te përzihet në punët e kryetarit të Mitrovicës, dhe un nuk jam shërbëtori i askujt por vetëm shërbëtori i qytetarëve të mijë. Në Mitrovicë Qe dy vite asnjë vrasje nuk ka ndodhur në Mitrovicë. Në krejt Ballkanin do të jetë qyteti më i vizituar ketë u’a garantoj”, tha Bahtiri./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2271944439695002/
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet