Azemi: 10 milionë euro të ndara nga Qeveria, përfitojnë vetëm 11 mijë punëtorë, 60 mijë punëtorë do të mbesin pa stimulim

11:32 | 23 Janar 2021
A Z

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka mbajtur një konferencë për media rreth pakënaqësive lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës, po ashtu lidhur me stimulimin e punëtorëve, dhe diskriminim e punëtorëve.

Jusuf Azemi, thotë se Qeveria e Kosovës ju ka rrejt pasi që me 10 milionë euro të ndara për sektorin e punëtoreve privat mund ti përmbushin kërkesat vetëm 11 mijë punëtorëve, raporton arbresh.info

“Kompanitë private i morën pakot emergjente ku punëtorët morën nga 170 euro, kompanitë private morën ne kok te punëtorit për secilin punëtor 210 euro, dhe ne nuk e pamë asnjë stimulim. Tani tek pakoja për rimëkëmbjen ekonomike është paraparë që të gjithë punëtorët të cilët e kanë humbur vendin e punës do të stimulohen ne, ne themi se Qeveria e Kosovës me ketë vendim ju ka rrejt sepse me 10 milionë euro të ndara për sektorin e punëtoreve privat ata mund ti përmbushin kërkesat vetëm 11 mijë e 110 punëtorëve dhe rreth 50-60 mijë punëtore do të mbesin pa stimulim:”, tha ai.

Sipas tij, kjo qeveri dhe qeveritë e tjera kanë qenë ne nivelin zero,  dhe ne jemi në një gjendje të rendë.

“Ne po mendojmë qe kjo qeveri dhe qeveritë e tjera kanë qenë ne nivelin zero dhe jemi ne një gjendje të rende. Historia nuk do të ua fale, punëtorët për çdo ditë të jenë në dhomë me pacientet me COVID-19, dhe mos tu jepet pagë shtesë. Unë nuk ka menduar kur që mundet më ndodh ky diskriminim. Punëtorët teknik të stimulohen me nga 100 euro edhe pse është një shumë e vogël”, ka thënë ai./arbresh.info/