Pa kaluar as edhe një ditë nga njoftimi se është anuluar festivali i mukiës “Sunny Hill”, tashmë edhe një organizim tjetër është anuluar.
Organizatorët kanë njoftuar se festivali “Beerfest Kosova” i paraparë të mbahet më 24 deri 26 qershor, është detyruar të anulohet ngase nuk është lejuar të mbahet në lokacionin e paraparë.
Në deklartën për media të lëshuar nga organizatorët, shkruan se në një takim me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, drejtorëve të drejtorive relevante dhe Policisë së Kosovës që u mbajt pasditen e së hënën, me 13 qershor, u ishte kumtuar vendimi nga Policia, që ky festival nuk do të lejohet të mbahet në lokacionin e përcaktuar e që ishte parkingu, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Sipas komunikatës, arsyetimi ishte se ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.
“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion”, shkruan në këtë deklaratë të organizatorëve.
Ata thonë se për ta si organizatorë, ky është një vendim shumë i dëmshëm, i vonshëm dhe i pa arsyeshëm.
“Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajt 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme”.
Sidoqoftë, ata deklarojnë se tanimë është shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj edhe janë detyruar që të anulojnë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë.
Organizatorët deklarojnë se janë në kërkim të një lokacioni të ri të përshtatshëm dhe për caktim të datave të reja. /arbresh.info/
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi