Ambasadori italian për drogën e kapur në Kosovë: Këtë sukses po e festojmë me ministrin Xhelal Sveçla

11:47 | 18 Maj 2021
A Z

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar pas sekuestrimit të djeshëm të 400 kilogramë narkotikë të llojit kokainë si dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

Sekuestrimi i llojit të drogës kokainë erdhi falë bashkëpunimit të autoriteteve kosovare me ato të Shqipërisë dhe shtetit Italian, poashtu dhe DEA-s amerikane.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë & GDF zhvilluan veprimin më të madh ndonjëherë kundër drogës, duke kapur 400 kg kokainë. Sot ne festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale.Unë jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”,shkroi ambasadori italian në Kosovë.

Të ngjashme