Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi i Ministrisë në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave, kjo pasi policia sot ka shkuar në redaksinë e “Insajderit” për të intervistuar drejtorin Parim Olluri.
Abdixhiku ka thënë se mediat kanë për detyrë të nxjerrin të vërtetën.
“Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur. 0 vaksina. Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar Abdixhiku.
Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i…
Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, April 17, 2021
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...