Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga nesër më datë 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datë 15 mars.
Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë gomat e dimrit dhe zinxhirët.
Shoferi që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.
Ndërkaq, sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.
Me këtë rast, Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta!”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mjekët këshillojnë: Mos i puthni foshnjat pa miratimin e pri...
Osmani: FSK, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që gara...
Operacion i SPAK në bashkëpunim me ndërkombëtarët në zonën e...
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profes...
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut