Fabrika e Plastikës në Qendrën e Biznesit në Drenas sot është përfshirë nga zjarri.
Policia e Kosovës me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka njoftuar se menjëherë pas pranimit të informacioneve kanë angazhuar kapacitetet e saj, shkruan Arbresh.info.
Policia në njoftim bën të ditur se ka angazhuar kapacitetet e saj përmes veprimeve operative nga Njësitë Speciale Operative dhe njësive tjera policore për të ndihmuar autoritetet e Kuvendit Komunal në Drenas dhe zjarrëfikësit për të shuar zjarrin dhe evituar rrezikun e metejmë të përhapjes së tij.
“Prishtinë, 11.03.2024,Policia e Kosovës sot pas pranimit të informacioneve se në qendrën e bizneseve në Drenas ka shpërthyer një zjarr, menjëher ka angazhuar kapacitetet e saj përmes veprimeve operative nga Njësitë Speciale Operative dhe njësive tjera policore për të ndihmuar autoritetet e Kuvendit Komunal në Drenas dhe zjarrëfikësit për të shuar zjarrin dhe evituar rrezikun e metejmë të përhapjes së tij.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...