Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci ka marrë pjesë në “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila mbahet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Në një fjalë rasti para të pranishmëve, kryetari Peci, ka theksuar nevojën e ashpërsimit të dënimeve në çështjet lidhur me dhunën në familje, posaçërisht në rastet e vrasjes së grave nga bashkëshortët.
“Kosova, ndonëse është një vend i vogël, vazhdon të përballet me një shkallë të rëndë kriminaliteti, vrasjesh, tentim vrasjesh, grabitjesh e posaçërisht dhune. Është dhuna në familje, përkatësisht dhuna e burrave ndaj grave, ajo që vazhdon të na brengos, kur kemi parasysh statistikat e raportimeve. Madje dhe për fat të keq, edhe këtë vit kemi pasur raste të vrasjes së grave nga ana e burrave”, u shpreh kreu i Gjykatës Supreme, Peci, duke precizuar se në procedurë gjyqësore janë duke u shqyrtuar disa raste të tilla makabre dhe se nuk kanë munguar as dënimet maksimale, madje edhe me burgim të përjetshëm për kryesit e këtyre veprave.
“Si Gjykatë Supreme, dhe si kryetar, këmbëngul për ashpërsimin e dënimeve, në rastet e vrasjes brenda familjes. Vetëm një politikë e ashpër ndëshkimore, mund të frenojë këtë trend vrasjesh që lë pasoja shumëdimensionale. Zbatimi i Konventës së Stambollit për ne si gjyqësor, përfshinë ashpërsimin e politikës ndëshkimore në rastet e dhunës në familje, posaçërisht rasteve që përfundojnë me vrasje; Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, është një tjetër dokument i rëndësishëm për zbatim nga dhënësit e drejtësisë”, pohoi kryetari Peci.
Sipas tij, një aspekt që kërkon fokusin e të gjithëve është njohja e viktimave të dhunës në familje me të drejtat e tyre dhe njëkohësisht edukimi i burrave për të ndryshuar mentalitetin patriarkal që ende mbizotëron tek ne. “Përçimi i mesazhi që theksohet edhe në Konventën e Stambollit, se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk janë më çështje private, është përgjigje në thirrjet e heshtura për ndihmë”, pohoi mes tjerash kryetari Peci./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...