Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime familjareve të të vrarëve sonte në Pejë.
Nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sonte në Pejë, të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të kësaj partie Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.
“Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.
Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë.”, thuhet në reagimin e PDK-së./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...