Shoqata “Kosova për Sanxhakun” ka një kërkesë për Sveçlën pas vendimit për reciprocitetin

19:50 | 23 Shtator 2021

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, me anë të një letre publike drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbështetur vendimin për vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia.

Në letrën e tyre dërguar Svçlës, kërkohet që zotimi për kompensimin e pagesave për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të behet edhe shqiptarët dhe boshnjakët që jetojnë në Sanxhak.

Letra e plotë:

I nderuar z. ministër Sveçla, ne anëtarësia , simpatizantët kryesia e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” më kënaqësi morëm lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.
Ne anëtarësia, aktivistes e me theks të veçantë kryesia jemi ata të cilët më së shumti e kem ndjerë maltretimet që në janë bërë në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë. Vendimi i qeverisë është i mirëpritur nga ne, por edhe nga shumica popullit të Sanxhakut, shqiptarë e boshnjakë.
Andaj kryesia e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” në emër të anëtarësisë nga Kosova dhe Sanxhaku kërkojmë nga ju që premtimin që e keni dhënë në lidhje me “kompensimin e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë ,në Luginë të Preshevës”, të përfshijë edhe shqiptarët tjerë që jetojnë në Serbi, posaçërisht shqiptarët e Sanxhakut.
Jemi të sigurtë se kjo kërkesë e jona do ta shqyrtohet dhe do t’i përgjigjeni pozitivisht sepse janë pjekë kushtet që ta kthejmë vëmendjen kah shqiptarët e Sanxhakut, të cilët deri më tani kanë qenë të anashkaluar./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara