Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në Han të Elezit.
Lajmin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.
Ai për arbresh.info, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 17:40 afër një qendre tregtare.
“Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një person rreth 65 vjeçar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...