Ministria e Drejtësisë ka bërë kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq, i cili dyshohet se kryesoi sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më 24 shtator ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Këshilltari i lartë në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni.
“Sipas legjislacionit ne fuqi, Ministria e Drejtësisë vepron sipas kërkesave te Gjykatave. Ministrja Haxhiu ne një paraqitje për medie ka theksuar rolin e Prokurorisë Speciale ne raport me fletë rreshtimin ndërkombëtar. Sipas legjislacionit ne fuqi, PSRK, pas kërkesës për urdhër arrest, drejton kërkesën për fletë rreshtim ndërkombëtar dhe e njëjta kërkesë duhet te parashtrohet ne Gjykate, ne rastin konkret ne Gjykatën Themelore ne Prishtine.
“Siç jeni ne dijeni tashme ky rast po trajtohet nga institucionet e drejtësisë dhe ne jemi ne pritje te Gjykatës për fletë rreshtimin ndërkombëtar. Sapo te kemi kërkesë nga Gjykata, Ministria e Drejtësisë do te veproje menjëherë dhe pa vonesa”.
Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë paraqitur dëshmi të cilat tregojnë së në sulmin e së dielës ka qenë i përfshirë edhe nënkryeatri i Listës Serbe, Millan Radoiqiç.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje në të cilat shihet se Radojiqiç ishte pjesë e grupit të ashtuquajtur terrorist.
Pjesë e dëshmive është edhe një veturë e konfiskuar në të cilën janë gjetur dokumente që i takojnë Radojiçiqit./Arbresh.info
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër