Komuna e Skenderajt ka njoftuar se janë mbyllur dy shkolla për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 të personelit.
Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Shmlp “Anton Çetta” janë mbyllur, ndërsa në Shfmu “Ahmet Delia”, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C.
Javën e kaluar në këtë komunë është mbyllur edhe Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”.
“Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19, përveç Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve kanë rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, ndërsa në Shfmu “Ahmet Delia”, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C. Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...