Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për vitin 2021 ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë i mbizotëruar nga pandemia dhe kufizimet e saj.
Ai ka thënë se kufizimet që kemi pasur nuk krahasohen me dhimbjet e familjarëve që kanë humbur më të dashurit nga Covid-19.
“Ky vit sikurse ai i kaluar u mbizotërua nga pandemia dhe kufizimet e saj. Kufizime që secili prej nesh i ka përjetuar nuk mund të krahoshet me dhimbjet që disa nga ne kanë përjetuar me humbjen e më të dashurave të tyre. Në emër të Qeverisë edhe njëherë u shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid-19”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se viti 2021 do të mbahet në mend si vit ku qytetarët vendosën për ndryshim.
Kurti ka kërkuar nga ministrat e tij angazhim në përmbushjen e planit qeverisës.
“Këtë vit do ta kujtojmë si vit ku shpresa besimi dhe vullneti për ndryshim u bënë bashkë dhe të pathyeshme. Mobilizimi për të na dhënë besimin është dëshmi se sa i madh ka qenë zhgënjimi ndaj atyre që qeverisën kaq keq për shumë gjatë. Të moskursejmë asgjë nga ne për ta përmbushur planin tonë që përveç zotim i yni është pritshmëri e qytetarëve”, tha Kurti.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë