Në zyrën e tij sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.
Si një partner strategjik afatgjatë në rajon e i rajonit, Kurti falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për vendimin për të hapur ambasadën e saj në Kosovë.
Ambasadorit Mizuuchi, i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi bashkëpunim të afërt të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim të parë, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks te ato në rrafshin ekonomik.
Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për përparimet e shënuara në dy vitet e fundit dhe për mundësitë dhe kushtet që Kosova ofron për investitorët e huaj.
Ambasadori Mizuuchi, i cili kishte vizituar Kosovën 15 vite më parë, u shpreh falënderues për mikpritjen.
Ai tha se Japonia dhe Kosova ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Gjithashtu shprehu vlerësimin e tij pozitiv për qëndrimet e Kosovës në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit rus./arbresh.info/



Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë