Kurti e Lajçak diskutim të thellë për dialogun

17:49 | 22 Nëntor 2021

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Vjenë të Austrisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale të dialogut.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

Kryeministri Kurti ka shkuar sot në Austri për të një vizitë zyrtare.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti atje do të qëndrojë dy ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara