Ambasadorja e parë e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, ka fajësuar qeverinë e Kosovës e cila sipas saj, me veprimet e bëra për largimin e ambasadorëve dhe mos zëvendësimin e tyre, e kanë defafaktorizuar Kosovën në botë.
“Uroj që gjithë kjo politikë është duke ndodhë për shkak të injorancës qeverisëse dhe mungesës së dijes së bartësve të institucioneve e jo për të përmbushë agjendën e kojshive për defaktorizim të RKS”, ka shkruar ndër të tjera Dobruna.
Deklarata e plotë e Ambasadorës Vjosa Dobruna:
Ambasada të mbyllura, misione diplomatike pa shefa e me diplomatë të rangut të ulët, tërhjekje arbitrare të ambasadorëve! Të gjitha këto veprime e mosveprime kanë për pasojë defaktorizimin e Kosovës dhe izolimin e saj në arenën ndërkombëtare.
Edhe keqmenaxhimi i pandemisë me pasoja katastrofale për jetën, e vendosi Kosovën në krye të raporteve ndëkombëtare për numrin më të madh të vdekjeve për kokë banori, si pasojë do të izolohemi edhe më shumë!
Uroj që gjithë kjo politikë është duke ndodhë për shkak të injorancës qeverisëse dhe mungesës së dijes së bartësve të institucioneve e jo për të përmbushë agjendën e kojshive për defaktorizim të RKS!
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...