Në ditën kur i dhamë lamtumirën e fundit të ndjerës, Liridona Ademaj, Gratë për VETËVENDSOJE!, ndezën qirinj në shenjë kujtimi për të.
Me anë të një postimi në Facebook, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu premtoi angazhim institucional që krimet e tilla të mos përsëriten, shkruan Arbresh.info.
Ministrja Haxhiu u shpreh se vrasja e Liridonës është alarm për të gjithë.
“Liridona le të pushojë e qetë në vendin ku lindi por ne si shoqëri dhe si institucione nuk do të qëndrojmë të qetë dhe do të angazhohemi edhe më shumë që krime të tilla të mos ndodhin asnjëherë më. Krimi i rëndë, vrasja mizore e Liridonës, është alarm për të gjithë ne, alarm që nuk duhet të ndalet derisa vajzat dhe gratë nuk trajtohen me dinjitet, shtypen, dhunohen, e vriten.”, u shpreh ai.
Ndërkaq shtoi se Liridona u vra sepse ishte grua.
“Liridona është viktimë e femicidit, Liridona u vra sepse ishte grua. Liridona u vra nga tre burra që ishin bashkë në planifikim, organizim dhe ekzekutim të këtij akti makabër. “, tha ajo.
Drejtësia është domosdoshmëri dhe kërkesë e secilit qytetar që bashkëndjenë për këtë rast. Është kërkesë edhe e jona. Liridonës iu mohua e drejta e jetës.
Tutje, Haxhiu tha se pret dënim maksimal nga sistemi I drejtësisë.
Ndër të tjera, ai shprehu ngushëllime për familjen dhe për të gjitha gratë e Kosovës.
“Duke shprehur ngushëllime për familjen dhe ngushëllime për të gjitha gratë e Kosovës, ju siguroj që po angazhohemi maksimalisht dhe se lufta ndaj dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe femicidit janë prioritet i yni i përditshëm.”, tha ai./Arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...