Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Qeveria që të ketë kujdesë me veprimet karshi Malit të Zi.
Ajo ka thënë se me qeverinë aktuale malazeze gjërat janë më të komplikuara.
Çitaku ka thënë se nuk bën të veprohet në mënyrë të papërgjgjshme.
“E mbaj në mend shumë mirë, njohja nga Mali i Zi ka qenë jo vetëm e rëndësishme, por edhe përcaktuese për njohjet që kanë pasuar. Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-Serbe dhe pro-Ruse.
E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më parë. Ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjëshme. Çështje të tilla duhet të trajtohen me delikatesë dhe larg presionit publik”, shkroi Çitaku.
Ajo ka thënë se Mali i Zi është shtet mik i Kosovës dhe duhet të trajtohet me respekt./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...