Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në Prishtinë dhe të njëjtit iu është sekuestruar një revole e disa fishek.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje rreth orës 20:30, në dalje të Prishtinës, ka ndaluar veturën Golf me targë Kosove”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
• Një revole të tipit COLT,
• Shtatë copë fishek, kalibër 45 mm, si dhe,
• Një këllëf revoleje.
I dyshuari sipas njoftimit është një 29 vjeçar me inicialet K.D. Ai është shoqëruar në stacionin policor.

Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...