28 pacientë kanë vdekur në pesë ditët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të martën ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend.
Në njoftimin e IKSHPK’së është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar 9 raste të vdekjes.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, ka bërë të ditur IKSHPK.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 1 mijë e 420 persona.
Nga marsi e deri më 19 janar të këtij viti, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 56 mijë e 412.
Nga ta, janë shëruar 49 mijë e 713 persona, ndërkaq 5 mijë e 279 janë duke u përballur ende me koronavirusin.
Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...