Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar me rastin e Festës së 28 Nëntorit.
Osmani tha se më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona, shkruan Arbresh.info.
“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.”, ka shkruar ajo.
Osmani theksoi se 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë.
“Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.”, ka shkruar presidentja Osmani.
“Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?