Atleti Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë “për ta nderuar Festën e Flamurit Kombëtar”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka uruar rrugëtim të mbarë.
Rama shkruan se yy vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.
Postimi i plotë i tij:
Vrapim për Flamurin Kombëtar!
I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar!
Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.
Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon./Arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu