Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka bërë të ditur se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka pritur sot një numër të madh të vizitorëve në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
Ish-kryetari i Skenderajt me anë të një postimi në Facebook tha se liria nuk është vetëm një trashëgimi, por ajo është një përgjegjësi që na takon ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë çdo ditë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së,
Komandantit Legjendar Adem Jashari sot i kënduan ushtarët e Kosovës në kazermën ushtarake në Prishtinë.
Fëmijët në shkolla mësuan historinë e lavdishme të popullit tonë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës dhe Kuvendet Komunale mbajtën seanca solemne në nderim të kësaj historie, duke u nisur nga kryeqyteti, i cili nderoi sot me mirënjohje të veçantë luftën dhe sakrificën për liri.
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ishte mbushur plot vizitorë në një ditë të nxehtë marsi dhe në tërë trojet shqiptare u mbajtën aktivitete të shumta.
Liria nuk është vetëm një trashëgimi, ajo është një përgjegjësi që na takon ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë çdo ditë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!/Arbresh.info
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq