Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Agim Ramadanin në 26- vjetorin e rënies së tij.
Presidenca e Kosovës duke cituar presidenten Vjosa Osmanin, thekson se heroi Agim Ramadani dha gjithçka për lirinë e Kosovës.
Tutje thuhet se, veprat e tij do të jetojnë gjithmonë, si një dëshmi e forcës që lindi nga bashkëdyzimi i shpirtit artistik me atë luftarak dhe lufta për një të ardhme më të mirë.
‘Sot, në përvjetorin e vrasjes së heroit Agim Ramadani, nderojmë kujtimin e një krijuesi dhe luftëtari të palodhur, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës. Agimi nuk ishte vetëm i penës, por një simbol i sakrificës, angazhimit dhe guximit të papërkulur. Si poet dhe luftëtar, ai na la një trashëgimi të paharruar, duke i dhënë zë luftës për liri dhe dinjitet”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...