Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të lirisë dhe demokracisë.
“26 vjet më parë, bota e lirë i doli zot historisë. Në një moment vendimtar për popullin tonë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli ynë po luftonin kundër gjenocidit të pushtuesit serb, NATO ndërhyri në Kosovë”, theksoi Krasniqi.
Ai kujtoi marsin e vitit 1999, kur aleanca më e fuqishme ushtarake ndërhyri për të ndalur makinerinë serbe të krimit dhe për ta larguar përgjithmonë pushtuesin nga Kosova.
“Sot, 26 vjet më pas, Kosova është një shtet i lirë dhe sovran, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon”, tha ai, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike.
Në këtë përvjetor, Krasniqi kujtoi dëshmorët e rënë për liri, duke përçuar respektin dhe ngushëllimet për familjet e tyre.
“Mirënjohje e përjetshme NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë. Falë ndërhyrjes së saj, Kosova është e lirë, dhe liria jonë është e përhershme!” përfundoi ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bomardimeve të NATO-s mbi ushtrinë serbe
Sot 26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë