Sot, më 7 maj 2025, shënohet 26-vjetori i Betejës së Çabratit, një nga momentet më të rëndësishme të Luftës së Kosovës, ku dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit flijuan jetën për lirinë e Kosovës.
Datat 7, 8 dhe 9 maj 1999, janë të paharrueshme për shumë nga qytetarët e Gjakovës, të cilët përjetuan luftime të ashpra mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe trupave serbe të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve.
Për nder të kësaj date historike, sot mbahet një ceremoni homazhesh në kujtim të dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Ora 10:00: Homazhe te lapidari i dëshmorit Ahmet Gjikolli, në sheshin e heronjve në qendër të Pejës.
Ora 11:30: Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë.
Ora 12:00: Homazhe te Varrezat e Martirëve në Kodrën e Çabratit.
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...