Përderisa Gjermania thuajse çdo ditë po dëbon azilkërkues në trojet shqiptare, të tjerë vazhdojnë të provojnë fatin e tyre. Natën mes të shtunës dhe të dielës policia gjermane ka takuar në aeroportin e Frankfurtit 26 azilkërkues.
Shtetasit shqiptarë ishin nga mosha 2 deri 61-vjeç, të cilët ishin nisur me aeroplan nga Greqia për në Gjermani. Policia gjermane është kujdesur për familjet dhe fëmijët për aq kohë sa atyre u është dashur të presin procesin e pranimit, njofton “pressportal.de”, transmeton “albinfo”.
Shumica e njerëzve sapo kanë takuar policinë kanë shprehur dëshirën për të paraqitur kërkesën e tyre për azil. Ndër personat e arritur në Gjermani kishte prej tyre që kërkonin edhe ndihmë mjekësore. Ndërkohë personat kishin pak para ose fare me vete.
Të gjithë personat kishin udhëtuar me pasaporta, të cilët kishin shfrytëzuar të drejtën e turistit për të shkuar në Gjermani. Mirëpo, pasi qëllimi i tyre ishte krejt tjetër, udhëtimi është konsideruar ilegal.
Për këtë çështje, policia gjermane ka filluar hetimet ndaj tyre, ndërkaq 26 azilkërkuesit janë vendosur në një kamp refugjatësh.
AUV heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjal...
Ndalohet kontrabanda e etiketave të markave të njohura në Ha...
Kurti dhe Vitia përurojnë Akseleratorin e ri linear dhe Bunk...
Carragher lëshon deklaratë të fortë: Maresca nuk do të jetë ...
Policia në Gjilan mban ligjëratë me nxënësit për rreziqet ng...
Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anët...