Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së në Pejë, ku ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite nga aktivistët dhe udhëheqësit lokalë të kësaj force politike.
Në fjalën e tij, Haradinaj ka vlerësuar rrugëtimin e Aleancës në Pejë si një histori përkushtimi dhe sakrifice, duke theksuar se sfidat e kaluara janë shndërruar në suksese për qytetin dhe vendin. Ai ka veçuar rolin e burra dhe grave të përkushtuara, të cilët, siç tha, kanë dhënë kontribut në liri, në ndërtimin e shtetit dhe në zhvillimin e qytetit të Pejës.
“Sot, me të njëjtën energji e gatishmëri, jemi të vendosur që në zgjedhjet lokale të tetorit t’i kthejmë Pejës qeverisjen shembullore që e meriton,” u shpreh Haradinaj para të pranishmëve.
Në përmbyllje, kreu i AAK-së uroi strukturat lokale për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe shprehu besimin se Aleanca në Pejë do të vazhdojë të jetë forcë udhëheqëse në të ardhmen.
“Urime Aleancë e Pejës! Suksese!”, përfundoi Ramush Haradinaj.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...