Një burrë u deklarua i vdekur pasi kishte konsumuar sasi të tepërta alkooli. Ai u dërgua në morgun e spitalit, por pak më vonë u zgjua dhe u rikthye në lokalin ku kishte qenë duke pirë…
Të paktën kështu pretedojnë mediat në Kamienna Gora të Polonisë, ku 25 – vjeçari i identifikuar vetëm me ermin Kamil thuhet se për një kohë të shkurtër u shpall i vdekur.
Sipas gazetës Spiesa, Kamil kishte konsumuar shumë vodka. Ai ra përtokë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur nga mjekët dhe u dërgua në morg. Por pak më vonë, roja dëgjoi zhurma të çuditshme nga morgu, hapi derën dhe gjeti një burrë lakuriq, që kërkonte një mbulesë, raporton tvklan, transmeton arbresh.info.
Pasi mbërriti policia dhe gjithçka u sqarua, 25 – vjeçari u rikthye në lokal për të festuar faktin se i kishte shpëtuar vdekjes./Arbresh.info
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...