25-vjeçari nga Shtimja dorëzon portofol të gjetur me para dhe dokumente

23:19 | 9 Maj 2025
Q L

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të veçantë që pasqyron ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare. Sipas njoftimit zyrtar, më 09 maj 2025, rreth orës 14:35, qytetari G. Z., 25 vjeç nga fshati Davidoc, ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime një portofol të cilin e kishte gjetur në qytet.

“Gjatë verifikimit në prani të zyrtarëve policorë dhe vetë qytetarit, është konstatuar se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale,” thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Pas identifikimit të pronarit, i cili rezultoi të ishte B. F. nga Shtimja, ai është kontaktuar nga Policia dhe është paraqitur në stacionin policor për të marrë portofolin. Shuma e parave dhe dokumentet janë kthyer me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje për qytetarin G. Z., duke e cilësuar veprimin e tij si “akt human dhe shembullor që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.”