Ka përfunduar seanca dëgjimore kundër dy të miturve, G.H dhe R.G, të dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zeka.
Mbrojtësi i familjes Zeka, avokati Skender Muka i ka thënë “arbresh.info” se gjatë kësaj seance është lexuar aktakuza ndaj sy të miturve.
Sipas tij, seanca e radhës do të vazhdoj me 25 dhjetor.
“ Sot është mbajt seanca dëgjimore, u dëgjua aktakuza, dhe këtu u ndërpre seanca për të vazhduar me 25 dhjetor”, u shpreh avokati Musa.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.
Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e 15 shtatorit rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup. /Arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump