Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.561 testime për coronavirus, ndërsa 242 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 173, Prilep – 12, Manastir – 10, Kavadar – 9, Kumanovë – 6, Gjevgjeli – 5, Veles – 4, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strumicë dhe Strugë – nga 3, Koçani dhe Dellçeva – nga 2, Kërçovë, Kriva Pallanka, Dibra dhe Vallandova – nga 1.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 247 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 225.972, prej të cilëve 213.174 janë shëruar, ndërsa 7.981 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (3 janar) është 4.817.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...