Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se 24 personat nga kjo komunë të cilët kishin kontakt me shitësin e fidaneve nga Malisheva të infektuar me koronavirus kanë dalur negativ.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se për këtë lajm sapo është njoftuar nga IKSHPK-ja.
Postimi i tij i plotë:
RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19
Të nderuar qytetarë,
Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHP, qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, që kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.
Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, poashtu, falënderoj ISHPK-në dhe drejtorin z.Naser Ramadani për përkrahjen dhe bashkëpunimin!
Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!
Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!
#RRINËSHTËPI
SL
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja