24 orë, një i vdekur dhe 21 të lënduar

08:51 | 28 Qershor 2016
M. A.

Një aksident trafiku me pasoja fatale, 21 me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale është bilanci i njëzetekatër orëve të fundit.

Policia e Kosovës ka raportuar se aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa gjithsej të raportuara brenda ditës janë 55, transmeton Indeksonline.

Ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut policia rrugore ka shqiptuar 925 gjoba kundërvajtese.

Rikujtojmë se në këtë muaj vërehet një numër më i madh numri i aksidenteve me pasoja fatale ndërsa Policia e Kosovës vazhdimisht bënë apel për kujdes të shtuar në trafik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale