Një person i kërkuar me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim prej tre vitesh.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, arrestimi është realizuar më 6 korrik nga Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë.
Personi kërkohej për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.”
Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim prej tre vitesh, ku llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe realizimin e urdhër-arresteve, me qëllim forcimin e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit.\Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...