Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 23 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e tyre në përgjithësi është stabile.
Sipas tij, 15 pacientë janë në gjendje të mirë, pesë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart inetnsiv, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Në Kosovë, gjithsej 1,263 raste janë konfirmuar me koronavirus.
Prej tyre, 912 pacientë janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.
Të hënën, autoritetet kanë paralajmëruar për rikthim të mundshëm të disa masave të izolimit nëse numri i rasteve të reja vazhdon të rritet.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit