Një 22 vjeçarit i është sekuestruar armë mbrëmë në Vushtrri.
Policia njofton se sekuestrimi i armës është bërë kur vetura të cilën e drejtonte i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit të detajuar është gjetur një pistoletë dhe tetë fishekë, për të 22 vjeçari nuk posedonte leje.
“Në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndalur veturën të cilën e drejtonte i dyshuari, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ dhe tetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B. F., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, thuhet mes tjerash në njoftim. /arbresh.info
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës