Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka përmendur kontratat njëburimore që qeveritë e kaluara kanë nënshkruar.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme që është thirrur nga PDK për themelimin e Komisionit Hetimorë lidhur me ë çështje, Rrustemi ka theksuar se viti 2008, që ishte nën qeverisjen e PDK-së, janë nënshkruar më së shumti kontrata burimore me mbi 100 milionë euro, raporton Arbresh.info.
“Ne edhe në seancën e kaluar edhe sot po ua dëshmojmë se në cilat qeveri është përdorur kjo procedurë tenderuese më së shumti”, ka thënë Rrustemi.
“Nga viti 2008-2014 qeveria e udhëhequr nga PDK 448 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontratat njëburimore. Nga viti 2015-2017 qeveria e udhëhequr nga LDK 158 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontratat njëburimore. Nga viti 2018-2018 qeveria e udhëhequr nga AAK ka qenë 120 milionë euro shuma e shpenzuar për kontratat njëburimore. Nëse e krahasojmë ndër vite, 2008-ta është viti me më së shumti kontrata njëburimore me gjithësej 164 milionë euro”, ka theksuar Rrustemi./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës