Sot janë mbushur 21 vjet që nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, e ku ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, të cilët ishin fëmijë, gra e pleq, duke lënë të plagosur shumë të tjerë, dhe u dëbuan diku rreth 12 mijë banorë shqiptarë.
Personat të cilët u vranë atë natë ishin Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.
Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.
Në anën tjetër Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kurse në janarin e 2018-së, Oliver Ivanoviq u vra me armë zjarri para zyrës së tij në Veri të Mitrovicës. Lidhur me rastin ende po vazhdojnë seancat gjyqësore.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës