Rreth 200 mijë euro dëm material është shkaktuar pas shpërthimit të një bombole oksigjeni që ndodhi dje në fshatin Nikaj, në rrugën Kaçanik–Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Kaçanik 22.10.2025 – 11:30. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit, në një ndërmarrje private, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në raport./Arbresh.info
Një person lëndohet nga shpërthimi në fabrikën e bombolave të oksigjenit në Kaçanik
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026